

Rozmarina është një nga bimët më të fuqishme aromatike mesdhetare, e pasur me antioksidantë natyralë dhe përbërës aktivë si acidi rozmarinik dhe karnozoli, të cilët kanë efekte mbrojtëse në organizëm.
Stimulon qarkullimin e gjakut – ndihmon në përmirësimin e fokusit, kujtesës dhe energjisë.
Mbështet tretjen – ul fryrjet, dhimbjet e barkut dhe dispepsinë.
Ka efekt anti-inflamator & antioksidues – ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Forcon sistemin imunitar – për shkak të vajrave esencialë dhe përbërësve natyralë.
Mund të ndihmojë në shëndetin e flokëve – stimulon rrënjët dhe qarkullimin në lëkurën e kokës.
Ka veprim antibakterial natyral – e bën të vlefshëm edhe për çaj ose përdorim të jashtëm.
Rozmarina është ideale për gatime mesdhetare si:
Pula, qingji, peshku
Patate të pjekura
Perime të ziera ose të pjekura
Supa & salca
Vaj ulliri aromatik (infuzion)
👉 Dozimi: 1–2 lugë të çajit gjatë gatimit, sipas shijes.
Përdoret për tretje, lodhje, ftohje të lehta dhe për energji.
Përgatitja:
1 lugë çaji rozmarinë
200 ml ujë i nxehtë
Lëre 8–10 minuta të pushojë
Pije 1–2 herë në ditë
Bëhet si larje (rinse) për të forcuar rrënjët e flokëve.
Receta:
Ziej 1 lugë gjelle rozmarinë në 300–400 ml ujë për 10 minuta
Lëre të ftohet
Shpëlaje skalpin pas larjes së flokëve
Përdoret 2–3 herë në javë.
Mund të vendoset në qese pambuku për freskim të garderobës ose hapësirave.
Nuk mund të ngarkohet disponueshmëria për tërheqje
Faleminderit për abonimin!
Kjo adresë emaili është regjistruar!
| Produkt | SKU | Përshkrimi | Koleksioni | Disponueshmëria | Lloji i produktit | Detaje të tjera |
|---|